Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Gjatë ditës së sotme, e premte 13 shkurt, moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura, e alternime kthjellimesh, kryesisht pas mesdite.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtra kryesisht në zonën perëndimore dhe jugperëndimore të vendit.

Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët, shtrëngata afatshkurtra përgjatë relieveve malore.

Në orët e mbrëmjes ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë vendin.

Temperaturat në vendet malore do të jenë minimalet deri në 4 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet do të ngjiten deri në 10 grade.

Të fundit