Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër

Vranësira dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër

Moti për ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, ku priten vranësira mesatare dhe të dendura, por dhe alternime të herëpashershme me diell në pjesën e dytë të ditës.

Sipas parashikimit nga SHMU, dita e premte do të shoqërohet dhe me  reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar ku hera-herës, do të jenë dhe në formën e shtrëngatave të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, e cila më momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë vijës bregdetare fitojnë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 13 deri 23°C

në zonat e ulëta 14 deri 29 °C

në zonat bregdetare 17 deri 28°C

Të fundit