Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Vranësira dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit
Foto ilustruese

Masat ajrore të nxehta do të mbizotërojnë në gjithë territorin këtë martë. Pasditja pritet të sjellë kalime vranësirash në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale, duke u luhatur nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri mbi 40 km/h, nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Të fundit