Flash News

E-TJERA

Vranësira të dendura dhe reshje shiu, si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Vranësira të dendura dhe reshje shiu, si do të jetë moti
Foto ilustruese

Vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta do të mbizotërojnë në vendin tonë deri në mesditë, për shkak të masave ajrore më origjinë veriperëndimore. Gjithashtu nuk do të mungojnë as reshje të izoluara.

Pas mesdite pritet të ketë një fuqizim të vranësirave, të cilat në rajonin verilindor si dhe në zonat lindore do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë në ndikimin e motit të vranët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale por rriten në ato maksimale, duke u luhatur nga 7°C mëngjesi deri në 25°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 4-5 ballë.

Të fundit