Flash News

E-TJERA

Vrasësi i Nikulajt jetoi mbi 2 muaj në banesën e porositësit, banorët: Na përshëndeste në shqip

Vrasësi i Nikulajt jetoi mbi 2 muaj në banesën e

Ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva u strehua rreth dy muaj e gjysmë më parë në fshatin Kakarriq.

Sipas News 24, banorëve të fshatit pohuan jashtë kamerës se i riu portugez lëvizte lirshëm në zonë. Ata kanë treguar se i huaji ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes së biznesmenit në Shëngjin, ngjarje që ndodhi më 19 prill.

“Shtetasi portugez prej dy muajsh kishte ardhur në fshatin Kakarriq dhe lëvizte i lirë. Në fillim u raportua se jetonte me qira në këtë fshat, por banorët thanë se në këtë fshat nuk ka banesa me qira. Shtetasi portugez ka jetuar në banesën e Edmond Haxhisë, por herë pas here shkonte dhe në Shkodër. Pasi kishte kaluar pak kohë, kishte nisur të mësonte në gjuhën shqipe dhe përshëndeste në shqip.

Lëvizte me veturë dhe motor, pikërisht me motorin që përdori për të kryer krimin. Ai motor është përdorur herë pas here nga 27-vjeçari.”, raportoi gazetari nga fshati Kakarriq.

 

Të fundit