Flash News

E-TJERA

“Vrasësit edhe me logo parlamenti”/ Gazetari publikon videon: Deputeti parakalon policinë nga krahu i gabuar

“Vrasësit edhe me logo parlamenti”/ Gazetari publikon videon:

Gazetari i kronikës, Arsen Rusta ka publikuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqet një automjet tip "Mercedez – Benz", ku drejtuesi i saj sfidon policinë duke e parakaluar në krah të kundërt.

Gazetari Rusta hedh dyshime të forta, që makina është e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, pa ia treguar emrin, ndërsa apelon qytetarët që të “ruajnë veten”, pasi sipas tij “policia e shkretë nuk bën dot gjë përballë logos së parlamentit”.

Postimi i plotë:

Deputetët sfidojnë policinë
E dini përse ligji mbron ata që vrasin në rrugë!!!
Ja shihni këtë vidio ku Mercedez - Benzi i paguar deputetit x me taksat tona sfidon policinë duke e parakaluar në krah të kundërt.
Runi vetën se policia shkret përball logos parlamenti imagjinoni përball xhama zinjve!
Sdonit renean në rrugë? Mbani vrasësit edhe me logo parlamenti tani.
A është deputet?
A është logo false?
Duhet pyet kjo patrulla që parakalohet...

Të fundit