Flash News

E-TJERA

Vrasja e 14-vjeçarit, Fuga: Deri tani kam parë reagim në rrjete, jo në jetën reale

Vrasja e 14-vjeçarit, Fuga: Deri tani kam parë reagim në

 Akademiku Artan Fuga komentoi vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, nxënësit të shkollës Fan Noli, nga një bashkëmoshatar i tij.

Duke folur  në News24, Fuga tha se është një ngjarje shumë tragjike dhe e dhimbshme. “Nuk shikoj një reagim qytetar të vërtetë në jetën reale, më shumë ka reagime në rrjetet sociale, çka do të thotë se kanë rënë në atë kurthin e virtualitetit. Adoleshenca shqiptare ka shumë, shumë, shumë probleme”, tha Fuga.

Fuga tha se sigurisht shkollat ka problemet e veta, ka humbur dimensionin edukativ në shumë raste.

“Edhe elementi informativ është shumë i dobët për shkak të teksteve shumë të dobëta. Kemi lëndët shoqërore shumë të vjetra, arkaike, jashtë kontekstit shqiptar. Nëse është fjala për dhunë verbale, janë shumë më tepër dhe shumë më të zhvilluar e kanë të rriturit se adoleshentët. Prindërit duhet të marrin nën kontroll shkollën, shkolla është pjesë e qytetit. Nuk bëhet as me oficerë sigurie as me kamera, pasi dhuna mund të nisë në bankat e shkollës, por bëhet në rrugë”, tha Fuga.

Të fundit