Flash News

E-TJERA

Vrasja e 14-vjeçarit, Gjykata e Korçës lë në burg autorin, babanë dhe xhaxhanë e tij

Vrasja e 14-vjeçarit, Gjykata e Korçës lë në burg

Gjykata e Korçës ka vendosur 'arrest me burg' ndaj Enedio Gurit, 14-vjeçarin i cili akuzohet se vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo pak ditë më parë  në Maliq . 

Arrest me burg përveç autorit u vendos edhe ndaj babai i tij Edison Guri si dhe xhaxhai.  Ky i fundit, sipas policisë ka marrë thikën e krimit, e ka larë duke i hequr gjurmët e gjakut dhe e ka futur ne xhep, kurse babai i Enedios, Edison Guri e ka fshehur të birin në një banesë që ai t’i shmangej policisë.

Ndërkohë ndaj 4 të miturve, që penguan në zbardhjen e së vërtetës për të cilët u la masa detyrim paraqitje së bashku me prindin.

Për motive të dobëta Erald Xhejo u vra me thikë jashtë ambjenteve të një lokali në Pirg të Maliqit nga Enedio Guri, ndërsa babai dhe xhaxhai i autorit penguin zbardhjen e së vërtetës së ngjarjes pasi fshehën thikën me të cilën Enedio vrau bashkëmoshatarin.

Ndërsa, 34-vjeçari Flori Çela që tentoi të largohej me autorin, akuzohet për moskallëzim krimi dhe u la në arrest shtëpie.

Të fundit