Flash News

E-TJERA

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Policia: Të miturit i kemi marrë vetëm disa të dhëna

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, Policia: Të miturit i kemi

Policia ka bërë me dije se14-vjeçari Mario Perlleshaj, i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Cani, ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Policia bën me dije se i mituri i është komunikuar vetëm masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit dhe nuk është marrë në pyetje pasi duhet të dalë nga spitali.

Sipas policisë, ka rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit dhe dëshmia nuk mund të merret në spital.

14-vjeçari ndodhet ende në spital pasi ka dëmtuar më thikën e tij ligamentet e dorës gjatë konfliktit.

Sipas policisë, të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës.

 

Të fundit