Flash News

E-TJERA

Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari, reagon shkolla “Fan Noli”: Qofsh i parajsës, engjëll!

Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari, reagon shkolla “Fan

Shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” ka reaguar pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij mesditën e djeshme.

Në një reagim në Facebook, shkolla ‘Fan Noli’ , shkruan se u tronditën nga kjo ngjarje dhe shkolla do nisë ndryshe pa Martinin.

Nesër shkolla fillon ndryshe, pa Martinin! Sot u tronditëm  të gjithë! Mësues, shokë e shoqe, çdo prind e çdo familje.

 Dhimbje e papërshkrueshme! 9 vite shkollë me të dhe që nesër në bankë s’do ta shohim më! Qofsh i parajsës, engjëll”, shkruan shkolla ‘Fan Noli’ në një reagim të bërë mbrëmjen e djeshme.

Kujojmë se Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit. Sipas policisë, i mituri i arrestuar edhe ai 14 vjeç, me iniciale M.P ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ata me mjet prerës.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit. Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit