Flash News
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Aksidentoi për vdekje këmbësorin në rrugën “Milot-Laç” dhe u largua, kapet 18-vjeçari
Bardhi i kërkoi interpelancë 100 milionët e Becchetit, Rama i flet për dosjen ‘Xibraka’ të Olsi Ramës
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar, autorët, njëri është djali i një komandanti policie, tjetri i një avokati të njohur
Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali, Thomas Christopher Luciani.
Sipas mediave italiane, dy djem janë arrestuar për vrasjen e të miturit 17-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në parkun Baden Powell në qendër të Peskarës.
Dy vrasësit e dyshuar e goditën shqiptarin 25 herë me një thikë. Autorët janë gjithashtu të mitur, gjimnazistë, njëri prej tyre djali i një komandanti policie të një stacioni në provincën e Pescara-s, tjetri djali i një avokati të njohur në qytet që po merren në pyetje në polici.
Menjëherë pas ngjarjeve, sipas asaj që ka dalë deri tani, ata kanë shkuar për të notuar në det, ku dyshohet se edhe kanë hedhur thikën.
NGJARJA
Vrasja me thikë duket se ka ndodhur pas një debati mes të rinjve, por arsyet nuk janë ende të qarta. Paraprakisht dyshohet për një borxh prej disa qindra eurosh që dy vrasësit e dyshuar i kishin viktimës për blerjen e drogës.
Mësohet se ka qenë një nga të rinjtë që ka qenë pjesë e grupit së bashku me dy të dyshuarit që ka ngritur alarmin për vrasjen e 17-vjeçarit Thomas Luciani, pak orë pas ngjarjes, pasi kanë kuptuar seriozitetin e ngjarjes.
Pas gjetjes së trupit të viktimës pas një shkurre, hetuesit sekuestruan kamerat e zonës dhe gjithashtu ato përballë lagjes ku dy vrasësit e dyshuar shkuan për t’u larë me pjesën tjetër të grupit pas krimit.