Flash News

E-TJERA

Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, flasin shokët e viktimës: Na ndërprenë rrugën, ngjarja ishte e organizuar

Vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë, flasin shokët e

Shokët e Aurelio Dervishit kanë dhënë detaje nga ngjarja e pak ditëve më parë, ku pas përplasjes me një grup të rinjsh, miku i tyre humbi jetën.

Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, shokët Aurelio Dervishit kanë rrëfyer se autori është nxitur nga shokët e tij për të goditur 18-vjeçarin.

“Frensis gjatë përleshjes nxiti 15-vjeçarin të godiste me thikë. Kemi qenë tre djem, vajzat u trembën dhe nisën të qanin. Thika ka qenë me hapje, tip biçak, por ka qenë e madhe rreth 5 gishta. Ata na u afruan tek xhami. Erdhën paralel me ne dhe na ndërprenë rrugën. Besojmë se ngjarja ka qenë e organizuar sepse ata kanë ardhur me mjete të forta, kishin një thikë dhe një hekur në dorë. Ka qenë duke i rënë Marios”, u shprehën ata.

Të fundit