Flash News

E-TJERA

Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, sociologu: Ka një agravim dhe banalizim të krimit te të rinjtë

Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, sociologu: Ka një agravim

Sociologu Gëzim Tushi ka folur për vrasjen e 18-vjeçarit Aureljo Dervishi në Tiranë, i cili u vra pas një konflikti mes një grupi të rinjsh.

Për Ora News, Tushe tha se çmimi i jetës ka rënë nisur nga ngjarjet që shpesh kanë protagonistë adoleshentët dhe të miturit.

Tushi shtoi se ka një banalizim dhe agravim të krimit te të rinjtë.

Tushi: Kjo nuk është normale dhe në këtë krim ka shumë faktorë që nisin qysh nga niveli i shoqërisë. Nuk imagjinohet në Evropë që të vritet dikush vetëm pse e shikon. Ne kemi akoma ndjenjën e të parit të tjetrit kot, sidomos ndaj femrave, që është një ves i turpshëm që e kemi si shoqëri.

Një nga themelet e shoqërisë moderne është kultivimi i pavëmendjes civile. Sepse arrijmë në nivele të tilla ku marrim jetë njerëzore, pasi çmimi i jetës ka rëndë, dhe ngjarjet që ndodhin duket se ka një agravim dhe banalizim të krimit të të rinjve.

 

Të fundit