Flash News

E-TJERA

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkozë, Apeli lë në burg 4 të rinjtë

Vrasja e 19-vjeçarit në Shkozë, Apeli lë në burg 4

Gjykata e Apelit ka lënë në burg katër të rinjtë e përfshirë në vrasjen e të riut, Aurelio Dervishi në Shkozë.

Ngjarja ndodhi më 31 mars, rreth orës 21:45, pranë pastiçeri “Tito”, afër maternitetit “Koço Glozheni” ku gjatë një konflikti midis dy grupe të rinjsh, mbeti i vdekur me mjet prerës Aurelio Devrishi.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F. Sh, si dhe ndaj të miturve në konflikt me ligjin shtetasve me iniciale Sh. H, B. Sh dhe I. I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 76-25 të Kodi Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 869 Regj.Them, datë 04.04.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesave.

2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H.

3. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

4. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh.

5. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

6. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh.

7. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

8. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin I. I.

9. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin I. I atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale”, thuhet në njoftim.

Të fundit