Flash News

E-TJERA

Vrasja e 20-vjeçares, Braçe i revoltuar me mediat greke: E mbytur nga steriotipet etnike dhe rraciste, krimi nuk ka kombësi

Vrasja e 20-vjeçares, Braçe i revoltuar me mediat greke: E mbytur

Zëvëndëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për vrasjen e 20-vjeçares britanike, Caroline Crauts. I revoltuar nga mediat greke, të cilat raportuan vazhdimisht se e reja ishte vrarë ngë shqiptarë, por më pas rezultoi se krimi ishte kryer nga bashkëshorti i saj, Braçe thotë se krimi nuk ka kombësi.

Duke përgëzuar organet e drejtësisë greke për zbardhjen e krimit, Braçe ngre pyetjen:Po media greke? Ai thotë se këto të fundit duhet të kërkojnë ndjesë, duke i akuzuar se karakterizohen nga steriotipet me bazë etnike dhe rraciste.

"Për javë të tëra vuri shqiptarët në shënjestër, madje një pjesë i shpalli fajtore, jo vetëm që nuk ndihmoi hetimin por i mori kohë hetimit, duke e shtyrë e vënë nën presion me një pistë të paqenë, të rremë, të pavërtetë! I keqardhur pafund për këtë! Krimi nuk ka komb, as kombësi! Krimineli është njësoj i tillë pavarësisht pasaportes, pasaportave", shkruan ndër të tjera Braçe.

Ky i fundit iu bën thirrje agjensive ligjzbatuese shqiptare që të jenë më afër dhe të rrisin bashkëpunimin për t'ju ofruar qytetarëve që jetojnë jashtë vendin qetësi dhe siguri.

20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh.

Të fundit