Flash News

E-TJERA

Vrasja e 20-vjeçarit, Gjykata e Tiranës dënon me 18 vite burg Axel Hoxhajn

Vrasja e 20-vjeçarit, Gjykata e Tiranës dënon me 18 vite burg

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 18 vite burg të riun Axel Hoxhaj.

Ai u shpall fajtor për vrasjen e 20-vjeçarit Stivën Toshkëzi, ngjarje kjo e ndodhur më 18 Prill pranë gjimnazit “Partizani”.

Fajtor për moskallëzim krimi është shpallur edhe i riu Ensi Maze, i pranishëm me autorin në momentin e krimit. Dy të rinjtë ishin në konflikt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin për një vajzë, konflikt i cili përfundoi me fatalitet.

Sipas togave të zeza, ky konflikt edhe pse për motive të dobëta, kishte angazhuar dy grupet shoqërore të të pandehurit dhe viktimës, në gjetjen e informacioneve dhe vendndodhjes së njëri-tjetrit.

Të fundit