Flash News

E-TJERA

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, Eksperti: Qetësia publike është cënuar rëndë

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, Eksperti: Qetësia publike

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin ku 20-vjeçari Stevens Toshkezi mbeti i vrarë pas një sherri me thikë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën e Dibrës.

Gjatë bisedës në rubrikën “Opinion” në Neës24, eksperti i Ekzaminimeve Shkencore, Artan Rexhepi theksoi se situate mbetet shqetësuese.

“Për një sherr ordiner të përfundosh ke marrja e jetës është shumë e rëndë. Dhe nuk shoh ndonjë mundësi me të lartë për ta shmangur”, tha ai.

Gjithashtu eksperti tha se duke qenë se palët nuk i janë drejtuar policisë dhe në këtë mënyrë nuk kanë qenë nën vëzhgimin e autoriteteve.

 

Problemi është se jeta e njeriut nuk po vlerësohet. Janë fëmijë që i morën jetën një fëmije. Ne njohim vetëm fundit, nuk e dimë saktësisht se si kanë rrjedhur gjërat”, tha ai.

Po ashtu eksperti Rexhepi theksoi: “Zinxhiri ligj-zbatues duhet të jetë në filtra. Një hajdut xhepash bën 3 vjet burg. Për prona 2 apo 3 mln euro prokurori nuk reagon çfarë mund të themi. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm përpara ligjit. Në kuptimin ligjor të fjalës frika ka rënë”.

Të fundit