Flash News

E-TJERA

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim djali i Admir Murataj

Vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë, shpallet në kërkim

Është shpallur në kërkim 18-vjeçari Arbër Murataj, djali i Admir Murataj që mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit 2019. Murataj nuk është gjetur në banesë në momentin që policia ka shkuar për ta pyetur mbi vrasjen e Stivens Toshkesit, ngjarje që ndodhi pak pas mesnate më 18 prill.

Gjatë kontrollit në banesë është arrestuar kushëriri i Arbër Murataj dhe është gjetur një sasi lënde narkotike.

Dyshohet që konflikti që degradoi në vrasjen e 20-vjeçarit, ka nisur dy muaj më pas mes Arbër Muratajt dhe Stiven Toshkesit, për një vajzë me të cilën viktima ishte lidhur. Murataj i ka kërkuar dy muaj më parë Toshkesit nëpërmjet telefonit të takoheshin diku për t’u sqaruar.

Takimi mes dy të rinjve është bërë në rrugën e Elbasanit pranë Shkollës së Baletit, ku Murataj ka qenë i shoqëruar nga Axel Hoxhaj, autori i vrasjes së Toshkesit.

Viktima ëhstë konfliktuar me Muratajn, dhe ky i fundit e ka goditur me hanxhar në bark duke i shkaktuar plagë të lehta. Toshkesi është kërcënuar me jetë nga Murataj, por nuk ka bërë asnjë denoncim.

Më 18 prill, Stivens Toshkesi u plagos sërish me hanxhar, por këtë herë plagosja i kushtoi jetën. Axel Hoxhaj i cili vrau të riun mësohet se ka lidhje të afërta familjare me Muratajn. Hoxhaj dhe Enzo Maze janë lënë në burg, ndërsa vajza për të cilën ka nisur konflikti që degradoi në vrasje, ka shpjeguar para grupit hetimor arsyet e sherrit.

Të fundit