Flash News

E-TJERA

Palestinezët janë babë e bijë, dyshime se 49-vjeçari është fshehur në Holandë

Palestinezët janë babë e bijë, dyshime se 49-vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që ndodhi në Tiranë më 27 shkurt, ku një 24-vjeçare palestineze u gjet e vdekur në një banesë të marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka”. 

Rayyan Alwan u gjet e vrarë me thikë. Autori i ngjarjes dyshohet se është Fadi Alwan, 49 vjeç, që fillimisht u raportua se ishte bashkëshorti i viktimës. 

Burime bëjnë me dije se është babai i 24-vjeçares. Gazeta e madhe holandeze ‘De Telegraaf’ raporton se autori i krimit mund të fshihet në Holandë.

Po ashtu hidhen dyshime se viktima është përdhunuar përpara se të vritej.

Ekspertiza për vdekjen e vajzës nga Palestina ende nuk ka përfunduar nga instituti i mjekësisë ligjore.

Të fundit