Flash News

E-TJERA

Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, policia: Autori dyshohet se ka ikur jashtë Shqipërisë

Vrasja e 24-vjeçares në Tiranë, policia: Autori dyshohet se ka

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçares, e cila u gjet pa shenja jete në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”.

Sektori për Krimet e Rënda, pas veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, ka identifikuar shtetasin F. A., 49 vjeç, si autorin e dyshuar të krimit. Sipas informacioneve të para, viktima, shtetasja R. A., 24 vjeçe, kishte pasur plagë të shumta të shkaktuara nga një mjet prerës, që dyshohet të kenë çuar në vdekjen e saj.

Hetimet zbuluan gjithashtu se viktima dhe bashkëshorti i saj, shtetasi F. A., ishin shtetas palestinezë dhe kishin marrë me qira apartamentin ku ndodhi ngjarja. Policia dyshon se pas kryerjes së krimit, autori është larguar menjëherë jashtë Shqipërisë.

Grupi hetimor po vijon me analizimin e provave dhe ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar kohën e saktë të ngjarjes. Puna për kapjen e autorit të shpallur në kërkim vijon intensivisht. Materialet e hetimit do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit