Flash News

E-TJERA

Vrasja e 24-vjeçares Palestineze në Tiranë, autori kërkohet në Liban e Palestinë

Vrasja e 24-vjeçares Palestineze në Tiranë, autori

Vrasja makabre e 24-vjeçares palestineze, Rayyan Alwan, në Tiranë po hetohet nga autoritetet shqiptare, ndërkohë që dy pista janë në shqyrtim: krimi i pasionit dhe vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse 49-vjeçari Fati Alwan, i kërkuar ndërkombëtarisht si autor i krimit, është babai apo bashkëshorti i viktimës, por ende nuk kanë mundur të konfirmojnë lidhjen e tij familjare me të.

Ngjarja tragjike ndodhi më 27 shkurt, kur Rayyan Alwan u gjet e pajetë në banesën që ajo dhe Fati kishin marrë me qira në Tiranë. Megjithatë, krimi dyshohet të ketë ndodhur nga data 19 deri më 22 shkurt, kur 49-vjeçari është larguar vetëm nga aeroporti i Rinasit.

Fati Alwan, i cili është aktualisht në arrati, mendohet se ndodhet në Liban ose Palestinë, dhe autoritetet shqiptare kanë dërguar një kërkesë shtesë për Gjermaninë për të intensifikuar kërkimin dhe për të ofruar informacionet e nevojshme për këtë rast të rëndë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

Të fundit