Flash News

E-TJERA

Vrasja e 24-vjeçares palestineze, policia shpall në kërkim ndërkombëtar Fadi Alwan

Vrasja e 24-vjeçares palestineze, policia shpall në kërkim

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Fadi Alëan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 24-vjeçares Rayyan Alwan.

Autoritetet tona policiore janë duke bashkëpunuar me INTERPOL-in në mënyrë që të bëhet sa më parë lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit i cili dyshohet se nga Greqia ka ikur në Holandë ose Gjermani.

Trupi i 24-vjeçares Rayyan Alwan vijon të jetë ende në morg ku do duhet të paraqiten familjarët e saj për ta tërhequr, ndërsa pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar ditën se kur ka ndërruar jetë.

Policia shqiptare ende nuk ka arritur të ketë kontakt me familjarët e 24 vjeçares.

Motivet e kësaj ngjarje mbeten ende të mistershme.

Të fundit