Flash News

E-TJERA

Vrasja e 25-vjeçarit, flet ish-kreu i Policisë: Pati tentativë për ta manipuluar ngjarjen, duhet të hetojë SHÇBA

Vrasja e 25-vjeçarit, flet ish-kreu i Policisë: Pati tentativë

Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi komentoi vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajdaraj. Ai tha se kjo është një ngjarje e rëndë, ndërsa shtoi se është keqmenaxhuar nga policia.

Prençi foli në “Kjo Javë” edhe për tentativën për të manipuluar ngjarjen

"Policia duhet të tërhiqej nga veprimet hetimore kur i përfshirë është një polic, në këto raste thirret prokurori me delegim punonjësve të SHÇBA. Këto gjëra nuk u bënë, pati një çoroditje nga policia, që duket si tentativë për të fshehur diçka. Komunikata e vetme që duhet të jepte ishte komunikata e vrasjes, përfshirja e policit dhe faktin që po e heton një prokuror. Këtu u dha komunikata dhe u cilësua si vrasje në kapërcim të mbrojtjes ekstreme, akuza ishte e paduhura", deklaroi Prençi.

Sa i përket deklaratave të policisë lidhur me këtë ngjarje ai tha se, "vërej që për rastin konkret për veprimet e punonjësve të policisë që kanë nxjerrë komunikatën duhet të hetojë SHÇBA. Titullarët e policisë zakonisht komunikojnë me publikun për të nxjerrë të dhënat".

Të fundit