
Vrasja e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, SHÇBA: Polici ishte në kundërshtim me procedurat e përdorimit të armëve të zjarrit
25-vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar mbrëmë nga punonjësi i policisë N.H., në kundërshtim me procedurat e përdorimit të armëve të zjarrit.
Në këtë konkluzion ka dalë SHÇBA, që pas arrestimit të efektivit ka ndërtuar edhe dinamikën e ngjarjes së ndodhur mbrëmë në mesnatë në rrugën ‘Dritan Hoxha në Tiranë.
Në njoftim sqarohet se polici nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme, ndaj ai është arrestuar për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Njoftimi i SHÇBA:
Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku humbi jetën një 25 vjeçar, specialistët e SHÇBA u angazhuan menjëherë së bashku me grupin hetimor të ngritur për këtë qëllim.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, sqarojmë se:
Sot rreth orës 01:45, punonjësi i policisë N.H., efektiv i Patrullës së Policisë, gjatë shërbimit në rrugën “Dritan Hoxha”, ka qëlluar me armën e shërbimit shtetasin K.R., i cili ka gjetur vdekjen në spital.
Shërbimi i Policisë i përbërë nga dy punonjës, të dislokuar në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar gjatë patrullimit një shtetas, i cili sillej dhe kryente veprime të dyshimta, çka bëri shkak që Patrulla të kryente verifikimin e shtetasit.
Pas thirrjes së Policisë për të ndaluar, i riu nuk i është bindur thirrjes së efektivit dhe ka tentuar të largohet për t’i ikur policisë, e cila është vënë në ndjekje të tij nëpër rrugica.
Në ndjekje e sipër, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se shtetasi kishte me vete një send në dukje armë zjarri, çka ka bërë që Patrulla të kërkojë përforcime nga Salla Operative duke dhënë rrethanat, adresën dhe karakteristikat e personit që po ndiqnin.
Shtetasi K.R. është larguar me vrap dhe në ndjekje e sipër është përballur me punonjësin e policisë N.H., i cili pasi nuk ka arritur të kapë dhe prangosë atë, ka hapur zjarr me armën e shërbimit në drejtim të tij. Për pasojë ky shtetas është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital.
Menjëherë pas njoftimit është formuar grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së, Policisë së Shtetit dhe i drejtuar nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka kryer veprimet e para hetimore.
Gjatë hetimeve paraprake, si kqyrja e vendit të ngjarjes ku ka gjetur vdekjen shtetasi K.R., grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, administroi pamjet filmike të subjekteve private pranë vendit të ngjarjes. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një predhë, që dyshohet se janë qitur nga arma e shërbimit të punonjësit të policisë N.H.
Nga grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë.
Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshtim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.
Për sa më sipër, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Duke përfituar nga ky komunimim publik, shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të të ndjerit dhe garantojmë se do të bëhen të gjitha përpjekjet për zbardhjen e plotë të ngjarjes me paanshmëri dhe objektivitet.
Të fundit


Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova e para
13 Maj 2025, 14:43


Përfundon numërimi i votave preferenciale në KZAZ 69, Skrapar
13 Maj 2025, 14:23
Drejtori i ARRSH-së paraqitet në SPAK
13 Maj 2025, 14:15


Berisha thërret protestë më 16 maj: Zgjedhjet u diktuan nga bandat kriminale
13 Maj 2025, 13:56

Aksident pranë shkollës 9-vjeçare në Korçë, makina godet nxënësin
13 Maj 2025, 13:40

Gjykata e Lezhës liron bashkëshortin e Elda Hotit
13 Maj 2025, 13:24


Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela
13 Maj 2025, 12:53
Konflikt mes vëzhguesve në një KZAZ në Tiranë, 7 të shoqëruar
13 Maj 2025, 12:44
Mbyllet numërimi në Kamëz, kryeson PD
13 Maj 2025, 12:37

Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren
13 Maj 2025, 12:21
Alimehmeti: Shqipëria nuk shkon dot në Evropë me këto zgjedhje
13 Maj 2025, 12:12

Burgu i Durrësit ‘bastion’ i PS
13 Maj 2025, 11:49
Përfshihet nga flakët një banesë në Lezhë
13 Maj 2025, 11:36

Putini ynë!
13 Maj 2025, 11:23

Nuk zhbllokohet Kuvendi i Kosovës, dështon edhe seanca e 15-të
13 Maj 2025, 10:58

Përfundon votimi në Berat/ PS merr 5 mandate, PD-ASHM merr 2
13 Maj 2025, 10:40
Kikia: Mandati i katërt për Ramën precedent për demokracinë
13 Maj 2025, 10:28
Demokratët fitojnë bindshëm Kavajën
13 Maj 2025, 10:21


SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
13 Maj 2025, 09:44
Përmbysja e rezultatit në Lezhë, PD-ASHM siguron 4 deputetë
13 Maj 2025, 09:44

Pezullohet numërimi në burgun e VIP-ave, u gjetën dy fletë votimi më shumë
13 Maj 2025, 09:23


Numërimi drejt fundit, PD rrëmben kryesimin në Shkodër dhe Lezhë
13 Maj 2025, 08:51
Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan
13 Maj 2025, 08:39


Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti këtë të martë
13 Maj 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Maj 2025, 07:48

Përfundon numërimi i votave në Mirditë, PD fiton bindshëm
12 Maj 2025, 23:40

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm
12 Maj 2025, 23:15

Denoncimi/ Shpërblimi elektoral për Noizyn
12 Maj 2025, 22:51
Fitoi mandatin nga lista e hapur në Kukës, kush është Elvira Peka
12 Maj 2025, 22:38
Fitorja në Kukës, Flamur Hoxhaj: Fryt i punës dhe programit që kemi bërë
12 Maj 2025, 22:30
Tritan Shehu flet për rezultatin në zgjedhje: Lazarati votoi për PD-në
12 Maj 2025, 22:30
Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
12 Maj 2025, 22:16
Mbaron numërimi në qarkun e Kukësit, PD fiton 2 mandate
12 Maj 2025, 22:11
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë, i shuan ëndrrën 24-vjeçare Vllaznisë
12 Maj 2025, 22:03


I dënuari shqiptar terrorizon burgun në Greqi, merr peng gardianët
12 Maj 2025, 21:36
Rama largohet nga selia, nuk prononchet për gazetarët
12 Maj 2025, 21:26
Raport i ri, refren i vjetër
12 Maj 2025, 21:18
PD kalon në avantazh në Lezhë, siguron 4 mandate
12 Maj 2025, 21:06
PD kryeson në Kavajë ndaj PS
12 Maj 2025, 20:57
Në Shkodër, komisionerët e PS dhe PD i bën bashkë Vllaznia
12 Maj 2025, 20:43
Numërohen 60% e votave në të gjithë Shqipërinë, si ndahen mandatet
12 Maj 2025, 20:30

Raporti i OSBE-ODIHR/ Mediat në Shqipëri, bashkëpuntoret e pushtetit
12 Maj 2025, 20:20
Çfarë do t’i ndodhte trupit tuaj nëse do të flinit më pak se gjashtë orë?
12 Maj 2025, 20:08
Mbyllet numërimi në Librazhd, si u ndanë votat mes PD dhe PS
12 Maj 2025, 20:02
Kurti takon QUINT-in: Flitet për anëtarësimin në KiE dhe zhvillimet politike
12 Maj 2025, 19:50
Celibashi: Ja kur mund të kemi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve
12 Maj 2025, 19:45
Zgjedhjet e 11 majit, me probleme të vjetra
12 Maj 2025, 19:37
Burimi: PD duhet të kërkojë anulimin e zgjedhjeve
12 Maj 2025, 19:25
Nga 15 maji, presidentja Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
12 Maj 2025, 19:18



Edhe në burgun e grave votohet PS-ja
12 Maj 2025, 18:44
Aksident në Laç, 84-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
12 Maj 2025, 18:30
Vijon numërimi në Tiranë, Tabaku: Projeksioni i mandateve do të ndryshojë
12 Maj 2025, 18:18

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?
12 Maj 2025, 17:59



PD udhëheq bindshëm në Fushë Krujë dhe Kamëz
12 Maj 2025, 17:19
PD me popullin në shesh, PS me votën në kuti – kush po manipulon realitetin?
12 Maj 2025, 17:13
As PS, as PD/ Në Vaun e Dejës forcë e parë shpallet partia e Tom Doshit
12 Maj 2025, 16:55

Numri i diplomave në rënie, më i prekuri arsimi 9-vjeçar
12 Maj 2025, 16:41


Fotografuan fletët e votimit, shpallen në kërkim dy persona në Tiranë
12 Maj 2025, 16:11

Të burgosurit zgjedhin Ramën!? PS fiton me 82% te paraburgimi i Elbasanit
12 Maj 2025, 15:55

