Flash News

E-TJERA

Vrasja e 25 vjeçarit, Patozi: Tejkalimi i pushtetit ndodh vetëm ndaj të varfërve, shtet i kalbur nga padrejtësia

Vrasja e 25 vjeçarit, Patozi: Tejkalimi i pushtetit ndodh vetëm ndaj

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Ai thotë se ajo që vlen për të diskutuar është funksionimi i shtetit.

Sipas Patozit, shteti është ndërtuar në mënyrë të atillë që tejkalimi i kushteve të mbrojtjes së domosdoshme ndodh vetëm ndaj qytetarëve të thjeshtë dhe jo ndaj botës së krimit apo politikës.

Ai ngre pyetjen se "Si shpjegohet që gjithmonë tejkalimet apo shfrimet e kërbaçit të pushtetit bien gjithmonë mbi shpinën e më të varfërve, më të pambrojturve dhe më të pazëshmëve të kësaj shoqërie të traumatizuar?"

Përmes një postimi në Facebook, Patozi shton se tejkalimi i pushtetit nuk ndodh vetëm me efektivët por me çdo nëpunës tjetër të shtetit, që sipas tij është i "kalbur nga korrupsioni dhe padrejtësia".

Të fundit