Flash News

E-TJERA

Vrasja e 25-vjeçarit, Prokuroria paralajmëron ndryshimin e akuzës ndaj efektivit të policisë: Nuk ka pasur dhunë

Vrasja e 25-vjeçarit, Prokuroria paralajmëron ndryshimin e

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me hetimet për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga punonjësi i policisë, Nevaldo Hajdaraj. Përmes një njoftimi për mediet ajo bën me dije se nga hetimet është arritur në konkluzionin se i riu nuk është dhunuar. 

Gjithashtu prokuroria thotë se po punohet për identifikimin e armës së gjetur dhe rrethanat se si ajo është gjetur.

Organi i akuzës shtoi se veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes do të bëhen në mënyrë të pavarur dhe në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi. Prokuroria i ka kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe veçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë.

"Kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, ku deri në këtë njoftim, shprehemi të bindur se veprimet hetimore në lidhje me këto rrethana janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të fundit