Flash News

E-TJERA

Vrasja e 29-vjeçarit në market/ Pranga shokut të viktimës, në kërkim autori

Vrasja e 29-vjeçarit në market/ Pranga shokut të viktimës,

Një ditë pas vrasjes së 29-vjeçari, Jurgen Duka, në një market në rrugën “Irfan Tomini” pas një sherri për radhën e pagesës.

Polica njofton se në pranga është vënë miku i viktimës, O. D 36 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Në kërkim është shpallur efektivi i Policisë së Dibrës, Arbër Sulaj,që është edhe autori i vrasjes së Dukës.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi, pak pas mesnate kur Jurgen Duka bashkë me mikun e tij janë konfliktuar me Arbër Sulajn për radhën në një market në Tiranë. Konflikti ka agravuar në përplasje fizike. Ka qenë efektivi i policisë ai që ka qëlluar me armë zjarri mbi Dukën. Ky i fundit ndërroi jetë pasi u dërgua në spital.

Të pranishmit në ngjarje janë larguar me vrap pas të shtënave me armë, dhe në market ka mbetur vetëm shitësi me viktimën e shtrirë në tokë.

Të fundit