Flash News

E-TJERA

Vrasja e 32-vjeçarit në Tiranë, u sulmua nga 3 persona sapo doli nga makina

Vrasja e 32-vjeçarit në Tiranë, u sulmua nga 3 persona sapo

Ky është Egli Pashollari, i riu i cili mesditën e sotme u vra me thikë në rrugën "Kongresi i Lushnjes" në Tiranë. 

Mësohet se sapo ka dalë nga makina në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë.

Si pasojë e plagëve të marra nga mjeti prerës, ai është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve.

"Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital",- njofton policia.

 

Të fundit