Flash News

E-TJERA

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, Prokuroria lëshon urdhër-arrest për Ilirjan Selmanin vrasjen

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, Prokuroria lëshon

Prokuroria e Korçës ka lëshuar një urdhër-arresti për Ilirjan Selmanin, i ndaluar më herët nga policia si i dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec. 

Selmani ka mohuar akuzat gjatë marrjes në pyetje, por autoritetet e hetimit kanë mbledhur prova që ndriçojnë dinamikën e ngjarjes nga momenti i kryerjes së krimit deri në largimin e tij nga banesa ku ndodhej viktima.
Hetimet zbulojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në shtëpinë e viktimës, me të cilën Selmani kishte një lidhje disavjeçare.

Dyshohet se një debat i çastit mes tyre ka përshkallëzuar në dhunë fizike, duke çuar në vrasjen tragjike të gruas dhe më pas në zjarrvënie të qëllimshme të banesës.
Selmani rezulton të ketë pasur histori të mëparshme me lëndë narkotike . Edhe viktima, sipas të dhënave, kishte shfaqur shqetësime të shëndetit mendor në muajt e fundit.

 

 

Të fundit