Flash News

E-TJERA

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet autori i dyshuar, dyshohet për lidhje intime me viktimën

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec, shoqërohet autori i dyshuar,

Është shoqëruar nga policia e Pogradecit personi që dyshohet se vrau 56-vjeçaren, Kozeta Teço, dhe më pas i vuri zjarrin banesës ku ajo jetonte.

Ka dyshime që viktima dhe autori i dyshuar të kenë pasur lidhje intime.

Gjatë shoqërimit, autori ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen. “Nuk kam lidhje, nuk e kam bërë unë”, është shprehur ai.

56-vjeçarja u gjet pa shenja jete brenda banesës së djegur. Fillimisht, u raportua se viktima kishte ndërruar jetë nga asfiksia.

Më pas u konstatuan shenja dhuen në trup, çka ngjallën dyshime për vrasje dhe zjarrvënie të qëllimshme.

Të fundit