Flash News

E-TJERA

Vrasja e 61-vjeçarit me armë zjarri në Shkodër, vihet në pranga autori i dyshuar

Vrasja e 61-vjeçarit me armë zjarri në Shkodër, vihet

Vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Proni i cili u ekzekutua mbrëmë me armë zjarri në fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, Shkodër. 

Sipas informacioneve të fundit, Ndoc Maçaj, bashkëfshatar i viktimës, i dyshuar si autor i ngjarjes, u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka pasur një konflikt të hershëm që zgjaste prej më shumë se 10 vitesh.

Shkak për rikthimin e konfliktit dyshohet të jetë procesi i regjistrimit të tokave, i cili ka nisur kohët e fundit në zonën e Shalës dhe në disa njësi administrative të Shkodrës. Kjo ka rikthyer tensionet mes palëve për pronësinë e parcelave të tokës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të dokumentuar çdo provë dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar. Hetimet po vijojnë intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Abat.

Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë 61-vjeçarin, për motive të dobëta. Arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.”

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë vënë në pranga shtetasin N.M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:

2 gëzhoja pistolete

2 mjete prerëse (një thikë dhe një kmesë)

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.

Të fundit