Flash News

E-TJERA

Vrasja e 8-vjeçarit nga fqinji, kryebashkiaku i Fierit propozon mbështetje financiare për familjen

Vrasja e 8-vjeçarit nga fqinji, kryebashkiaku i Fierit propozon

Vrasja makabre e të miturit 8-vjeçar në fshatin Greçall të Fierit, nxiti reagime në opinionin publik dhe jo vetëm.

Kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi ka bërë me dije se përveç përkrahjes dhe solidaritetit që do t’i ofrohet familjes së 8-vjeçarit, i ka propozuar Këshillit Bashkiak t’iu akordohet edhe një mbështetje financiare familjes.

"Krahas solidarizmit me dhimbjen e pamatë të familjes Vasiu, i propozova sot Këshillit të Bashkisë Fier akordimin e një mbështetjeje financiare. Humbja e pazëvendësueshme e Mateos së vogël si pasojë e një akti makabër nuk mund të vlerësohet me asgjë, por të paktën t'i shërbejë familjes Vasiu si lehtësim financiar. Personalisht jam pranë tyre në këtë dhimbje," shkruan Subashi në Facebook.

Të fundit