Flash News

E-TJERA

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, pastori Akil Pano: Krimi është krim, mëkati nuk është vetëm i gjyqtarëve

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, pastori Akil Pano: Krimi

Pastori Akil Pano duke analizuar ngjarjen e rëndë që tronditi dje Fierin, gishtin e përgjegjësisë e drejtoi më shumë ndaj institucioneve përgjegjëse.

I ftuar në News 24, pastori u shpreh se nëse do të funksiononte zinxhiri i autoriteteve, do të kishim më pak raste e ngjarje të ngjashme. Për pastorin, problemi kyç nuk mbeten vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe qendrat e besimit fetar.

“Do doja të shprehja ngushëllime familjes së Mateos. Një traumë dhe tragjedi e pashembull. Çfarë pritet të ndodh tjetër? Çfarë ka ngelur tjetër?! Besoj se të ndërtohet identikiti i këtij personi, i vrasësit nuk është vështirësi e madhe, por më konvergon mosha. Mosha e Mateos me Klodianin vrasës. Klodiani vrasës sot në vitet e tranzicionit ka qenë në moshën e Mateos. Nga një anë duket se arsyeja e paarsyeshme e këtij personi funksionon si sahat. Fatkeqësisht ndaj të njëjtin sentiment me zonjën Doda, në analizojmë situatën post-mortum. Krimi është krim. Sado që ta racionalizojmë atë, krimi është krim. Shumë kërkojnë dënim me vdekje, mbase me të drejtë. Shoqëria shqiptare reagon nga natyra e saj. Për të mos e minimizuar krimin, do thoja që mëkati nuk është vetëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi ky djalë në moshën 24-vjeçare kishte bërë gati një krim të ngjashëm.

Kur ai del, çfarë ndodh me hallkat e tjera institucionale. Të përmendim besimin dhe komunitetet e besimit, jemi në një shoqëri që jeton në krahun e kundër të besimit dhe të fesë. Problemi që unë kam është me identifikimin e problemit, ne rrekemi të gjejmë një kurë, por mbërrijmë te identifikimi. Duhet të vendosen pikat mbi I të atyre institucioneve që nuk bëjnë detyrën; urdhri i psikologut, sociologut, feja, apo dhe prindërit. E nisa historinë e kriminelit me tranzicionin traumatik. Komuniteti më i madh i njerëzve në Shqipëri janë nominal. Ideja është se ky djali, nëse jeta e tij gjatë tranzicionit do të ishte pranë Zotit, dhe me modele, ai në mungesë të këtij mësimi, groposi të afërmin e tij me dhe. Krime të këtyre niveleve ekzistojnë. Por në një vend kaq të vogël, me kaq fenomene të forta, siç është ai fenomeni i prindërve të pushtetshëm, të cilët janë gati të paguajnë shuma marramendëse gjykatësve, i dënojnë përjetësisht bijtë e tyre. Do të kishim më pak ngjarje nëse do të funksiononte zinxhiri”, tha pastori.

 

Të fundit