Flash News

E-TJERA

Vrasja e 8-vjeçarit, SHÇBA nis hetimet ndaj Policisë së Fierit

Vrasja e 8-vjeçarit, SHÇBA nis hetimet ndaj Policisë së

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet ndaj Policisë së Fierit, pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme.

SHÇBA do të hetojë veprimet e uniformave blu në lidhje me denoncimet e bëra ndaj Klodian Çalamani. Ky i fundit dhunoi dhe groposi një 8-vjeçar, por ka qenë i denoncuar më herët.

Banorët e fshatit Greçalli janë shprehur se e kanë denoncuar Çalamanin për vepra të ndryshme penale dhe se ai është lënë i lirë nga policia. SHÇBA do të verifikojë nëse punonjësit e policisë kanë abuzuar, duke favorizuar autorin e krimit.

"Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit