Flash News

E-TJERA

Vrasja e Altin Alikajt në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar dhe bashkëpunëtori

Vrasja e Altin Alikajt në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar dhe

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i vrasjes  me armë zjarri të 46 vjeçarit, Altin Alikaj ngjarje e ndodhur më datë 19 shkurt të këtij viti në lagjen 24 Maji, Vlorë.

Sipas policisë, në pranga ka rënë edhe një tjetër person iu dyshuar për përkrahje të autorit të krimit, si dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar Heroinë.

“Në kuadër të operacionit u bë e munduar kapja dhe ndalimi i shtetasit  Sh.A., 23 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, me preçedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.K., 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,

Shtetasi Sh.A., dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit A.A., i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi M.K., dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.

Në momentin e ndalimit shtetasit Sh.A., iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.

Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale "Vrasje me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Përkrahja e autorit të krimit".

Të fundit