Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ardian Nikulaj, del foto e mjetit me të cilin dyshohet se vrasësi u largua nga Lezha

Vrasja e Ardian Nikulaj, del foto e mjetit me të cilin dyshohet se

Foto më poshtë është mjeti me të cilin dyshohet se vrasësi i Ardian Nikulajt u largua nga vendi i ngjarjes pas ekzekutimit.

Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij “Coral” në pedonalen e Shëngjinit. Atentatori iu afrua Nikulajt teksa biznesmeni qëndronte i ulur në tavolinë dhe e ka qëlluar me 7 plumba. Pas kryerjes së ekzekutimit, vrasësi është larguar me një motor dhe ka humbur gjurmët në Gjadër.

Dyshohet se më pas ka përdorur mjetin tip "Land Rover Defender" për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vrasja e Ardian Nikulaj, del foto e mjetit me të cilin dyshohet se

Një nga pistat e hetimit është aktiviteti politik, por edhe hakmarrja. Kjo pasi anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllain në vitin 2003, vrasje që është pasuar edhe me dy viktima të tjerë nga fisi Palaj.

Ardian Nikulaj ishte kandidat për anëtar në Këhsillin Bashkiak të Lezhës dhe garonte nën siglën e Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit. Edhe në vitin 2021, Nikulaj kandidoi krah Doshit për mandatin e deputetit.

Nikulaj ishte një biznesmen i njohur në zonën e Shëngjinit, ndërsa më herët kishte shërbyer edhe si drejtor i ALUIZN-it.

Të fundit