Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ardian Nikulajt, autori i dyshuar portugez kërkon lirinë

Vrasja e Ardian Nikulajt, autori i dyshuar portugez kërkon lirinë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë, portugezi Ruben Saraiva kërkon lirinë ka qelia. Dy muaj pas ekstradimit nga Maroku, Saraiva pretendon se nuk ka asnjë lidhje me krimin.

Seanca në Gjykatën e Lezhës nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses.

Më 26 prill të vitit të kaluar, kjo gjykatë caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Saraivën. Porositësi për vrasjen e Nikulajt dyshohet të ketë qenë Edmond Haxhia, nip i familjes Lekstakaj me të cilët Nikulaj ishte në gjak.

Edhe ndaj Haxhisë u caktua “arrest në burg” njësoj si për britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, të cilët rezultojnë në rolin e vëzhguesve ditën e ngjarjes.

Ekzekutimi i Nikulajt, pasoi dy vrasje të tjera, ngjarje ende pa autor, ku në korrik të këtij të vitit të shkuar u vra Nikolin Lekstakaj, ndërsa më 4 dhjetor u ekzekutua Etjan Nikulaj, djali i xhaxhait të Ardian Nikulaj.

Të fundit