Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ardian Nikulajt, dyshohet se një shtetas anglez ka shërbyer si informator i vrasësit

Vrasja e Ardian Nikulajt, dyshohet se një shtetas anglez ka shërbyer

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se një shtetas anglez mund të ketë shërbyer si informator i vrasësit të Nikulajt.

Shtetasi anglez ka qenë i pranishëm në kafen brenda lokalit në momentin e ngjarjes, dhe është larguar menjëherë pas të shtënave.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimore, pronari ku kishte qëndruar shtetasi anglez në Shëngjin, ka deklaruar se është larguar i shqetësuar pas ngjarjes dhe se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.

Bazuar në të dhënat e sistemit TIMS, shtetasi anglez rezulton të ketë hyrë në territorin shqiptar më 14 prill dhe është larguar më 19 prill, disa orë pas vrasjes së Ardian Nikulajt.

Shtetasi anglez përdori dy taksi për të shkuar në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, të parën nga Shëngjini në Fushë-Krujë dhe të dytën nga Fushë-Krujë dhe Rinas.

Të fundit