Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ardian Nikulajt, gazetarja: Para një jave u konfliktua fizikisht me Pjerin Ndreun

Vrasja e Ardian Nikulajt, gazetarja: Para një jave u konfliktua fizikisht

Gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me vrasjen e biznesmenit dhe politikanit të ekzekutuar Ardian Nikulaj dje në Shëngjin.

Duke folur në ‘MCN Live”, gazetarja tha se një javë para se të vritej ka pasur një konflikt fizik me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu.

“Para një javë mësohet ai ka pasur një konflikt edhe fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Janë informacione të shkruara në dosje, në raportimet e policisë dhe në mbledhjen e informacioneve.

Ka pasur se para një javë ai ka pasur një konflikt fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Madje prezenca e kryetarit të bashkisë, duket sikur kryetari i bashkisë ka dashur të mohojë çdo fakt.

Sigurisht kjo nuk është një arsye, por ekziston një raport, i cili tregon që Nikulaj ka pasur konflikte të herëpashershme”, tha ajo.

Ai ka pasur një konflikt deri në fizik me kryetarin e Bashkisë së Lezhës. Është një argument që për policinë që mund të çojë në informacione të tjera,” tha gazetarja.

 

Të fundit