Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ardian Nikulajt, Lala: Është hapur pista për një vrasje me prapavijë politike

Vrasja e Ardian Nikulajt, Lala: Është hapur pista për një

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga hetimi i vrasjes së biznesmenti Ardian Nikulaj në Shëngjin.

Lala tha në studion e “Opinion” se mbetet e hapur edhe pista për një vrasje me prapavijë politike. Gazetarja tregon se hetuesit ngrenë dyshime që Nikulaj të jetë vëzhguar pasi kishte vetëm pak minuta që ishte ulur në tavolinë, kur autori e qëlloi me armë.

“Pista për një vrasje me prapavijë politike është e hapur, por mendoj se do të jetë shumë e vështirë pasi vrasësi ishte me pagesë dhe do të jetë shumë e vështirë për të shkuar tek porositësit. Hetuesit kanë dyshime se ka patur persona që e kanë vëzhguar viktimën, sepse ai kishte pak minuta që kishte hyrë dhe menjehërë ka ardhur personi që e ka qëlluar”, tha Lala.

Lala ka treguar se një nga pistat e hetimit mund të jetë dhe ajo e gjakmarrjes, me fisin Lekstakaj. Gazetarja tha se Nikulaj njihej si një njeri që balanconte grupet kriminale dhe kohët e fundit kishet shfaqur mbështetje për kandidatin e koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

“Ka qenë i dënuar për disa vepra të lehta penale. Problemi është që ka patur akuza ndaj tij. Pista e parë kryesore është ajo e një gjakmarrjeje, një prej tyre është fisi Lekstakaj, por familja e tyre ka 10 vite në Angli. Njihej si person që balanconte grupet kriminale. Me Aleksandër Dedaj ka qenë mik i ngushtë dhe në njërin nga atentatet ndaj Aleksandër Dedaj ka qenë dhe Nikulaj. Ka sheshuar konfliktet mes Ndokës dhe Leksit të druve. Kishte lidhje të forta në Nikël dhe në këto zgjedhje ishte pozicionuar si mbështetës në koalicionin “Bashkë fitojmë”, u shpreh gazetarja.

Të fundit