Flash News

E-TJERA

Vrasja e Ardian Nikulajt, Maroku u dorëzon autoriteteve shqiptare telefonin e Ruben Saraivës

Vrasja e Ardian Nikulajt, Maroku u dorëzon autoriteteve shqiptare telefonin

Autoritetet marokene i kanë dorëzuar Shqipërisë telefonin e Ruben Saraiva, 28-vjeçari portugez që dyshohet se është ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj.

Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia, do t’u shërbejë hetuesve për të pasur prova të reja lidhur me ngjarjen.

Po ashtu, bëhet me dije se marokenët i kanë kërkuar autoriteteve shqiptare prova shtesë për kërkesën e tyre për ekstradimin e Saraivës drejt Tiranës.

Saraiva dyshohet të ketë qenë personi i maskuar që hyri në lokalin e biznesmenit dhe e ekzekutoi atë me breshëri arme më 19 prill të këtij viti në Shëngjin. Në vrasjen e Nikulajt u përfshinë dhe 4 shtetas britanikë të cilët bashkëpunuan për të ekzekutuar biznesmenin.

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

Të fundit