Flash News

E-TJERA

Vrasja e Azem Hajdari, Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Izet Haxhinë

Vrasja e Azem Hajdari, Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Izet

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për Izet Haxhinë. Ky i fundit është akuzuar si personi i dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998. Hajdari u ekzekutuar jashtë godinës së Partisë Demokratike më 12 shtator 1998.

Vrasja e Azem Hajdarit është duke u rigjykuar nga e para për shkak të kërkesës së Izet Haxhisë. Ai kërkoi të përballet në gjyq me dëshmitarët.

Haxhia është arrestuar nga policia turke në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës. Ai kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta.

Në vitin 2018 Haxhiaj u ekstradua nga Turqia, dhe nisi betejën me drejtësinë shqiptare.

Të fundit