Flash News

E-TJERA

Vrasja e babait në Durrës, avokatja: Deklarata kontradiktore, ka vend për hetime shtesë

Vrasja e babait në Durrës, avokatja: Deklarata kontradiktore, ka vend

Arta Geci, avokatja e Hygerta dhe Amatildo Metës, tha për mediat se dëshmia e 19-vjeçares është kontradiktore.

Pas përfundimit të seancës, ku ndaj tre fëmijëve u caktua arrest me burg, avokatja u shpreh se Prokuroria ka sjellë caktimin e masës për fshehje të kufomës dhe jo për vrasje.

Ajo shtoi se do të ketë hetime shtesë.

“Sa i përket dy të mbrojturve prej me, Hygerta pranoi veprën. Tha jam unë ajo që e kam kryer vrasjen. Do vijojnë hetimet sepse prokurori ka sjellë caktimin e masës së sigurimin për nenit 303, jo për vrasje. Janë bërë dy deklarime kontradiktore, ka vend për hetime shtesë”, tha avokatja.

Të fundit