Flash News

E-TJERA

Vrasja e Behar Sofisë në mes të Tiranës, gazetari: Kishte lidhje me policinë, sponsorizonte fushatat elektorale

Vrasja e Behar Sofisë në mes të Tiranës, gazetari: Kishte

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga e shkuara e 66-vjeçarit Behar Sofia, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës.

I ftuar në ‘Opinion’, Hoxha thotë se viktima ka patur një aktivitet kriminal prej 25 vitesh, por ka qëndruar gjithnjë në hije. Sipas gazetarit, viktima kishte lidhje të forta me Policinë e Shtetit, madje ka sponsorizuar edhe fushatat elektorale.

Më herët ka patur një lokal në Tiranë ku shkonin gjyqtarë, prokurorë, deputetë. Ka qenë lokal shumë i mirë në zonë, por pas atentateve që i ndodhën sot është bërë market.

Ai ka sponsorizuar fushatë dhe nuk është çudi. Eksploziv i janë vënë në vitin 2012, 2013. Aftësia e tij ishte të fluturojë ulët, të mos lerë gjurmë, qëndronte në hije krahasuar me këto lloj trafikantësh që lëvizin me eskortë.

Ai është 66 vjec dhe ishte i paarmatosur, pa dokument identifikimi me vete. Mbante profil të ulët, sa herë përpiqeshim t’i afroheshim na vinte gjithnjë një i zbatimit të ligjit që na thoshte mos u merrni me atë, nuk është ai problemi.

Aftësia e tij ka qenë depërtimi në agjencitë e zbatimit të ligjit, ndaj ka qenë i paprekur gjithë këto kohë”, tha Hoxha.

Të fundit