Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjykata lë në burg dy të akuzuarit

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjykata lë në burg dy të

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla.

Prokuroria e Elbasanit, përmes prokurorit të çështjes Gjergji Ceka, ka paraqitur kërkesën zyrtare me objekt “vleftësim arresti në flagrancë dhe caktim mase sigurimi” për dy të ndaluarit e parë, Xhino Ago dhe Kujtim Pisha.

Prokuroria ka depozituar një kërkesë të veçantë për masë sigurie edhe për të arrestuarin e tretë, Nevzat Spaho, i ndaluar në Prrenjas dhe i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit.

Seanca për të pritet të mbahet gjatë fundjavës.

Të fundit