Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit në Laç, 22-vjeçari pranon autorësinë e krimit: E bëra për hakmarrje

Vrasja e biznesmenit në Laç, 22-vjeçari pranon

Një ditë më parë, Skënder Lika dhe Llej Lika, babë e bir bashkë me Klajdi Gexhaj (Beleshi), u arrestuan si autorë të dyshuar në vrasjen e biznesmenit Rakip (Pilot) Rroli në Laç.

Në dëshminë e tij para policisë, 22-vjeçari Llej Lika ka pranuar autorësinë e krimit. “Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë thënë Lika.

Para hetuesve, 22-vjeçari ka deklaruar se vrasjen e ka kryer për hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kanë dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti.

Të fundit