Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, bllokohet një motor i ngjashëm me atë që është përdorur nga autori

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, bllokohet një motor i ngjashëm me

Një motoçikletë e ngjashme me atë që u përdor në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj është bllokuar në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se kanë nisur verifikimet për këtë motoçikletë, për të zbuluar detaje nëse është përdorur apo jo në vrasje.

Motori ka targa të ndryshme nga ai që shihet në pamjet e kamerave të sigurisë nga largimi i autorit, por sipas tyre rezulton i ngjashëm.

Po  kryhen ekzaminime të tjera nëse ka gjurmë, apo mbetje baruti që mund të ketë lënë autori.

Kujtojmë se Nikulaj u vra ditën e djeshme në lokalin e tij në Shëngjin, na një person i veshur me jelek fosforeshent, kokore dhe maskë.

Të fundit