Flash News

E-TJERA

Vrasja e Bledar Dedjas në Itali, merret në pyetje një grua shqiptare

Vrasja e Bledar Dedjas në Itali, merret në pyetje një grua

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në Dei Carpini Paderno del Grappa ku më 21 janar u gjet i vrarë me thikë 39 vjeçari shqiptar Bledar Dedja.

Mediat italiane shkruajnë se në pistën e hetimeve është përfshirë edhe një grua me të cilën viktima ishte njohur 2 vite më parë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe dyshohet se kishte një lidhje jashtëmartesore me të.

30 vjeçarja shqiptare e cila dyshohet se ka pasur marrëdhënie Bledar Dedjan, është marrë në pyetje nga hetuesit dhe ka pranuar se është takuar me të ndjerin që prej 2 vite më parë.

Një ndër pistat që po hetohet është që Dedja të ketë qenë i shoqëruar edhe nga dikush tjetër në momentin që është goditur me thikë pas shpine.

Të fundit