Flash News

E-TJERA

Vrasja e çiftit në Balldre, reagon familja: Nuk ka motive hakmarrje, të hetohen pista të tjera

Vrasja e çiftit në Balldre, reagon familja: Nuk ka motive hakmarrje,

Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan një ditë më parë brenda automjetit të tyre në Balldre të Lezhës. Audi Q7 u qëllua me breshëri arme teksa ishte në lëvizje, atentat që i mori jetën çiftit të bashkëshortëve.

Gjergji Neli, avokat dhe i afërmi Kreshnik e Gentiana Mujecit, në një deklaratë publike kërkon zbardhjen e plotë të krimit duke përjashtuar pistën e hakmarrjes.

“Dënojmë me forcë këtë akt të rëndë kriminal dhe kërkojmë nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.

Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje deryrim, versione te  kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur”, shprehet ai në deklaratë.

 

Të fundit