Flash News

E-TJERA

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, Gjykata lë në

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Thoma Mastoran, i akuzuar si autor i dyshuar për vrasjen e çiftit të moshuarve në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Mastora ka mohuar të jetë autori i ngjarjes, por sipas hetimeve të policisë në banesën e të moshuarve janë gjetur prova që e përfshijnë në krimin, ku çifti Ilia u gjet i masakruar brenda banesës së tyre.

Njoftim për shtyp:

Gjykata e Shkalles se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster sot ne date 08.05.2023, ora

15.00 versoi kerkesën e Prokurorise Girokastër me objekt vleftesim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Th. M.

Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi:

Vieftésimin e ligjshem te dalimit te personit nen hetim Th. M., i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Vrasje në rethana të cilsuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armève shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.
Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, te mases së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 te Kodit te Procedures Penale.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykates se Shkallës së Partë te Juridiksionit te Pergjithshem
Gjirokaster ne bashkepunim me policine gigisore per ekzekutimin e kêtij vendimi.

Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te
Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij Vendimi.

Të fundit